Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Konfirmohet gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda Albana Boksi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren Albana Boksi, të cilës nuk iu gjetën probleme gjatë procesit të vettingut.

Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Albana Boksi në Tiranë më 4 prill 2019. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Gjyqtarja në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda u konfirmua të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i cili e gjeti atë pa probleme në të tre kriteret e vetingut. Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Etleda Çiftja kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Pamela Qirko anëtare, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma.

Relatorja e çështjes, Firdes Shuli u shpreh se komisioni e ka rivlerësuar gjyqtaren Boksi në të tri komponentët; për deklarimin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin, por për asnjë prej tyre nuk ka evidentuar probleme që të mund të rëndojnë pozitën e gjyqtares Boksi.

Sipas relatores Shuli pasuritë e gjyqtares ishin deklaruar saktë dhe ishin të ligjshme. Po ashtu ajo u vlerësua pozitivisht në kriterin e pastërtisë së figurës dhe në atë profesional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *