Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : LSA
Korrupsioni KPA Lajme Vendi

KPA rrëzoi ankimin e ish-gjyqtarit Petraq Dhimitri ndaj vendimit të KPK

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petraq Dhimitri, ndaj vendimit të Komisionit që ndëpreu procesin e vetingut pas dorëheqjes së tij dhe i hoqi të drejtën të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Një seancë publike e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Vendimi u mor mbrëmjen e së hënës nga trupi gjykues i Kolegjit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore dhe Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo anëtarë. Çështja u shqyrtua në dhomë këshillimi dhe në mënyrë unanime u vendos rrëzimi i ankimit.

Në vendimin e arsyetuar, KPK shpjegon se ndërprerja e procesit të rivlerësimit ka ardhur pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ për mbarimin e statusit të magjistratit për Dhimitrin, për shkak të dorëheqjes së tij.

Komisioni shpjegonte se e ftoi Dhimitrin për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore, por ai kishte preferuar të mos e ushtronte këtë të drejtë.

Petraq Dhimitri është një nga tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, që u shpallën fajtorë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale të korrupsionit në tetor 2019.

Ata u akuzuan se ndërmorrën një udhëtim në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e një biznesmeni dhe se udhëtimi është paguar prej tij kundrejt favorizimit në një çështje gjyqësore. Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më datë 21 shtator lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, por me shumicë votash u vendos pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burg për të katër të pandehurit, duke i vendosur në afat prove.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *