Gjyqtarja Luljeta Kolonja pas vendimit te KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Luljeta Kolonja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 5 prill vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Korçës, Luljeta (Topalli) Kolonja. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungon dhe anëtar Roland Ilian.

Gjatë seancës dëgjimore më 4 prill, Kolonja dha shpjegime më së shumti për të ardhurat e bashkëshortit nga puna në emigracion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë deklaruar si burim për blerjen e një apartamenti, pasuri për krijimin e të cilës u konstatua bilanc negativ. Ajo dha shpjegime dhe për gjendjen në dukje në konflikt interesi në gjykimin e një çështje me palë shoqërinë ndërtuese ku kishte blerë apartamentiin, si dhe për gjetjet në aspektin profesional. në përfundim, Kolonja këmbënguli se arrinte nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Luljeta (Topalli) Kolonja përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Ajo mban aktualisht pozicionin e gjyqtares në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *