Gjyqtari Alfred Konomi pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Alfred Konomi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 22 dhjetor 2022 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Fierit, Alfred Konomi. Vendimi për konfirmimin e Konomit u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 20 dhjetor, Komisioni nuk evidentoi probleme domethënëse për gjyqtarin Konomi në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar, pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Alfred Konomi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *