Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Oltjona Goxha do të përballet të premten më 23 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.
Oltjona Goxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Oltjona Goxha nga viti 2015 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].
[caption id="attachment_86196" align="aligncenter" width="620"] Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Oltjona Goxha.[/caption]
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2015, gjyqtarja Oltjona Goxha deklaronte pasuri me vlerë 2.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj kap vlerën e 1.7 milionë lekëve.
Pasuria e saj përbëhet nga një automjet me vlerë 980 mijë lekë si dhe kursime në cash në vlerën e 800 mijë lekëve.
Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 3 milionë lekë, nga të cilat gati 98 për qind kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i gjyqtarit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Oltjona Goxha do të përballet të premten më 23 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Xhensila Pine.
Oltjona Goxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Oltjona Goxha nga viti 2015 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].
Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Oltjona Goxha.
Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2015, gjyqtarja Oltjona Goxha deklaronte pasuri me vlerë 2.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj kap vlerën e 1.7 milionë lekëve.
Pasuria e saj përbëhet nga një automjet me vlerë 980 mijë lekë si dhe kursime në cash në vlerën e 800 mijë lekëve.
Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 3 milionë lekë, nga të cilat gati 98 për qind kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i gjyqtarit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Prokurori Sali Hasa i Prokurorisë së Sarandës u përball të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Etien Kapo do të përballet të enjten më 12 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Etien Kapo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe […]
Gjyqtari Dritan Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të përballet me procesin e vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e tij e deklaruar nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.