KPK konfirmon në detyrë prokurorin Petrit Çano

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Petrit Çano

Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano u konfirmua nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në përfundim të hetimit administrative për të tre kriteret e rivlerësimit.

Prokurori Petrit Çano pas konfirmimit. Foto Vladimir Karaj/Birn

Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano u konfirmua nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në përfundim të hetimit administrative për të tre kriteret e rivlerësimit. Trupa gjyqësore drejtohej nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Lulzim Hamitaj vendosi konfirmimin në detyrë, ndërsa salla e mbushur me të afërm shpërtheu në duartrokitje.

Kreu i Prokurorisë së Krujës gjatë seancës dëgjimore u përball kryesisht me dyshimet për pamjaftueshmëri financiare për dy vite si dhe me denoncimin e një qytetari, i cili pretendonte se vajza e tij kishte dëmtuar aksidentalisht një mjet-fakt ky i pavërtetuar nga hetimi i Prokurorisë. Sqarime u kërkuan gjithashtu edhe për blerjen e një apartamenti me vlerë 7.5 milionë lekë, e shlyer me disa këste nga subjekti.

Sipas relatores Suela Zhegu, prokurori Çano ka sqaruar se burimi i apartamentit është shitja e një apartamenti në Fier në vlerën e 5.5 milionë lekëve si dhe të ardhurat nga pagat. Hetimi është shtrirë edhe në apartamentin e vjetër në Fier, për të cilën KPK arriti në përfundimin se subjekti  kishte burime të mjaftueshme për një shtesë prej 36 m2.

Komisioni ka hetuar për aktivitetin e bashkëshortes së prokurorit Çano, “Aristoteli Sh.P.K.” Sipas relatores, prokurori Çano dha shpjegime lidhur me këto gjetje.

Çano është vlerësuar pozitivisht për pastërtinë e figurës. Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara nuk ka gjetur kontakte të drejtuesit të Prokurorisë së Krujës me persona me lidhje me krimin e organizuar, duke rekomanduar përshtatshmërinë e tij për vazhdimin e detyrës. Ai po ashtu u vlerësua pozitivisht edhe sa i përket profesionalizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *