KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Olsi Xhavella

Lajme
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të enjten nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Korçë, Olsi Xhavella.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë Olsi Xhavella, pas seancës dëgjimore. Foto:BIRN

Trupa e KPK-së e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilia dhe anëtare Brunilda Bekteshi, shpalli të enjten në mëngjes vendimin për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Korçë.

Xhavella u hetua nga KPK për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur me 16 mars, Komisioni konstatoi probleme me pasurinë dhe profesionalizmin e gjyqtarit.

Olsi Xhavella e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në gjykatën e Korçës. Në vitin 2014, Xhavella u dekretua  nga Presidenti i Republikës si gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Korçë.