Gjyqtari Seladin Pysqyli pas vendimit të KPK. Foto | BIRN
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Seladin Pysqyli

Komisioni i Pavarur i Kaulifikimit njoftoi të enjten vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Korçës Seladin Pysqyli.

Më herët këtë javë gjatë seancës dëgjimore Komisioni konstatoi bilance negative të gjyqtarit të Korçës, Seladin Pysqyli për krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve. Pysqyli pretendoi gabime në analizën financiare si dhe kërkoi konsiderimin e të ardhurave të bashkëshortes nga puna në bujqësi, duke thënë se për këtë arsye kishin rrjedhur një zinxhir pamundësish.

Pysqyli mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse për profesionalizmin.

Procesi i vetingut për Pysqylin u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Seladin Pysqyli e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 si ndihmësgjyqtar dhe në ’95-ën u emërua si gjyqtar. Prej më shumë se dy dekadash ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Korçës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *