Prokurori Mustafa Turku } Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Lajme Veting

Prokurori Mustafa Turku shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 26 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Mustafa Turku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.

Gjatë seancës dëgjimore më 24 tetor prokurori Turku dha shpjegime për një bilanc negativ prej më shumë se 4.5 milionë lekësh dhe qëndrimin e tij kontradiktor në proceset gjyqësore që çuan në lirimin e të dënuarit për vrasje, Viktor Ymeri. Turku i kundërshtoi gjetjet e KPK duke pretenduar se një sërë burimesh financiare nuk ishin marrë parasysh. Lidhur me procesin e lirimit të Ymerit ai solli në vëmendje praktika të ngjashme të prokurorisë në raste seancave gjyqësore të uljeve të dënimit.

Mustafa Turku e fillloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1986. Ai punoi prej më shumë se dy dekadash si prokuror i Prokurorisë së Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *