Gjatë një seance në KPK.
KPK Lajme Vendi

Prokurorja Armanda Xhaferri u dorëhoq pasi filloi vetingu ndaj saj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndëpreru procesin e rivlerësimit për prokuroren e Elbasanit, Armanda Xhaferri, për shkak se u dorëhoq nga detyra afro një vit e gjysmë pasi kishte filluar hetimi administrativ ndaj saj.

KPK duke shpallur një vendim | Foto : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur më 6 dhjetor të ndëpresë procesin e rivlerësimit për prokuroren e Elbasanit, Armanda Xhaferri për shkak të dorëheqjes së saj nga detyra, si dhe ti ndalojë rikthimin në drejtësi për 15 vitet e ardhshme.

Në vendimin e arsyetuar të KPK thuhet se procesi rivlerësimit për prokuroren Xhaferri ka filluar në qershor të vitit 2020, ndërkohë që më 28 tetor 2021 ka njoftuar për kërkesën e dorëzuar prej saj pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për heqjen dorë nga detyra. Në vijim KLP ka njoftuar se më 16 nëntor është marrë vendim për pranimin e kërkesës së dorëheqjes së Xhaferrit dhe përfundimin e statusit të magjistratit për këtë subjekt rivlerësimi.

Prokurorja Armanda Xhaferri nuk e ka ankimuar vendimin e KLP-së dhe Komisioni e ka njoftuar nëse dëshiron të dëgjohet në seancë dëgjimore. Pasi subjekti ka refuzuar të dëgjohet, KPK ka ndëprerë procesin e rivlerësimit ndaj saj si dhe ka vendosur t’i ndalojë emërimin, si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *