Skeda e pasurisë – Arben Smaçi – prokuror i Prokurorisë Shkodër
KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë – Arben Smaçi – prokuror i Prokurorisë Shkodër

Prokurori Arben Smaçi i Prokurorisë së Shkodrës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2010 deri në fund të vitit 2019.

Prokurori i Shkodrës Arben Smaçi do të përballet të enjten  në mëngjes me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në një seancë publike që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00.

Trupa e KPK që ka kryer rivlerësimin kalimtar të prokurorit Arben Smaçi përbëhet nga komisionerët Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici, Firdes Shuli.

Smaçi e ka filluar karrierën në vitin 2010 në prokurorinë e Durrësit dhe në vitin 2011 është emëruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Arben Smaçi nga viti 2010 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Para fillimit të detyrës si prokuror në vitin 2010, subjekti i rivlerësimit ka pasur një pasuri familjare të deklaruar prej 1 milionë lekë. Në vitin e fundit të deklarimit pasuria familjare e subjektit kap vlerën 6.8 milionë lekë dhe përbëhet nga një apartament me vlerë 50 mijë euro, me kundravleftë në lekë 6.8 milionë lekë.

Të ardhurat familjare të subjektit kapin vlerën 11.9 milionë lekë gjatë periudhës së deklarimit dhe pëbëhen nga një dhurata në cash në vlerë 2.8 milionë lekë dhe 9 milionë lekë të ardhura për shkak të funksionit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 10 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2017 deklaruesi rezulton me burime financiare të pamjaftueshme në vlerë 110,767 lekë për të mbuluar shpenzimet vjetore (për shkollim fëmije dhe shlyerje detyrimesh financiare).

Në vitin 2015 subjekti Arben Smaçi deklaron shtesë pasuri të paluajtshme apartament banimi në vlerë 50,000 euro, burim financimi për të cilin shërben pakësim depozitash ekzistuese, të ardhura nga vëllai i deklaruesit në Angli dhe 20,000 euro hua të marra nga persona të tretë.

Gjithashtu, në total dhuratat në cash të deklaruara gjatë viteve rezultojnë në vlerë 2,889,748 lekë.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *