Skeda e pasurisë së deklaruar – Altin Shkurti– Gjykata e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Altin Shkurti– Gjykata e Tiranës

Gjyqtari Altin Shkurti i Gjykatës së Rrethit Tiranë do të përballet të mërkurën më 1 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Alma Faskaj dhe Suela Zhegu.

Altin Shkurti i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga gjyqtari Altin Shkurti nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Gjyaktës së Tiranës, Altin Shkurti.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Altin Shkurti deklaronte pasuri me vlerë 1.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 11 milionë lekëve.

Shkurti zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.1 milionë lekësh, kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë rreth 402 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 18.9 milionë lekë, nga të cilat 79% kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit, 11% nga paga e familjarëve, 4.8% nga mësimdhënia dhe 3.7% të totalit nga shitja e automjeteve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” blerjen me hua të një apartamenti si dhe paratë e mbajtura jashtë sistemit bankar.

Në vitin 2007, subjekti Altin Shkurti deklaron kontratë sipërmarrje për blerje apartamenti me çmim 65,400 euro, nga të cilat janë paguar 23,000 euro me burim kursime familjare dhe 3,000 euro huamarrje. Diferenca e çmimit të apartamentit prej 39,400 euro është shlyer në vitin 2008 me burim një huamarrje në shumën 4,800,000 lekë, e cila është shlyer periodikisht në vitet e mëpasme.

Në vitin 2015, bashkëshortja e subjektit deklaron se disponon jashtë sistemit bankar shumën 22,000 euro, me burim kursimet nga rroga dhe shpërblimet. Sipas deklarimit, bashkëshortja rezulton subjekt deklarimi më vete si punonjëse e Avokaturës së Shtetit.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *