Prokurori Ardian Braho i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Prokurori Ardian Braho i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të hënën më 25 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu.
Ardian Braho i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe u emërua si prokuror në Krujë. Në vitet 2003-2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prej vitit 2007 punon si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Ardian Braho nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Ardian Braho deklaronte pjesë takuese në një apartament me vlerë 3.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 12.9 milionë lekëve. Braho zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 6.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.2 milionë lekësh, automjete me vlerë 2.2 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 1.1 milionë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 22.8 milionë lekë, nga të cilat 81% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i prokurorit, 16% nga paga e bashkëshortes dhe një përqindje të vogël nga shitja e pasurisë së luajtshme.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, një prej deklaratave rezultoi me probleme.
Në vitin 2007, subjekti Ardian Braho rezulton me burime financiare të pamjaftueshme në vlerën 866,004 lekë për të mbuluar blerjen e një apartamenti banimi me vlerë 3,000,000 lekë, për të cilin nuk jep burim financimi tjetër përveç të ardhurave vjetore.
Në vitin 2011, subjekti deklaron huamarrje në vlerë totale 5,000 euro, të marrë me marrëveshje verbale, që shërben si burim financimi për blerje automjeti me vlerë 12,000 euro
Deklarimi e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al