Skeda e pasurisë së deklaruar –Miliana Muça –Gjykata e Posaçme
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Miliana Muça –Gjykata e Posaçme

Gjyqtarja Miliana Muça e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja Miliana Muça e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të përballet të premten më 31 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Muçën përbëhet nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe  Brunilda Bekteshi.

Miliana Muça e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001. Ajo ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Korçës deri në vitin 2015, kur u emërua si anëtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Me shkrirjen e kësaj gjykate, Muça është emëruar përkohësisht deri në përfundim të procesit të vetingut si gjyqtare në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Miliana Muça nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Miliana Muça për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklarimin e saj për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Muça nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e saj familjare kap vlerën e 17.4 milionë lekësh, me një rritje mesatare vjetore prej 1.2 milionë lekësh.

Pasuria e patundshme përbën pjesën kryesore të pasurisë familjare me vlerë të deklaruar prej 13.8 milionë lekësh. Muça zotëron gjithashtu në fund të vitit 2017 kursime të akumuluara në cash prej 2.7 milionë lekësh, një automjet me vlerë 300 mijë lekë dhe likujditete bankare prej rreth 639 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.4 milionë lekë. Të ardhurat nga funksioni i subjektit zënë 47% , ndërsa të ardhurat e bashkëshorit gjithashtu gjyqtar zënë 48% të totalit. Rreth 4% e të ardhurave kanë si burim një tokë bujqësore.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” mospërputhjen e likujditeteve bankare si dhe huatë e marra nga bashkëshortët për blerjen e pasurive të patundshme.

Më konkretisht, gjyqtarja Muça deklaron në vitin 2005 pakësim të depozitës bankare në vlerën e rreth 537 mijë lekëve, ndonëse më parë nuk deklaron të zotërojë likuiditete në bankë. Po ashtu në vitin 2015, ajo deklaron pakësimin nga depozita të rreth 1.1 milionë lekëve, ndërkohë që shuma e deklaruar më parë si likujditet në bankë rezulton më e vogël.

Në vitet 2008 dhe 2015, gjyqtarja dhe bashkëshorti deklarojnë huamarrje përkatësisht në vlerat 800 mijë lekë dhe 500 mijë lekë.

Ndërsa në vitin 2015, deklarohet një hua prej 4 milionë lekësh që bashkëshorti i gjyqtares Muça i ka marrë një kompanie ndërtimi, shumë kjo e përdorur si burim i pjesshëm për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Në fund të vitit 2017, kjo hua rezulton ende e pashlyer.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *