Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut. […]
Tag: Apel
Komisionerët Publikë kërkojnë transferimin e Njësisë Ligjore në SPAK
Mandati i dy organeve të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si procesi i “Vetingut”, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë përfundon në dhjetor 2024 dhe kompetencat e tyre kushtetuese kalojnë tek këshillat drejtues dhe drejtuesi i SPAK. Drejtuesi i SPAK, sipas Kushtetutës, do të ketë detyrën përfaqësimin e çështjeve në […]
Shkelja e ligjit për rojet në plazhe kushton jetë njerëzore dhe gjoba për institucionet
Në një mesditë me diell përvëlues në 12 korrik 2020, Robert Neçaj dëgjoi ulërima, ndërsa qëndronte në një kullë vrojtimi në plazhin piktoresk të Ranës së Hedhun në Shëngjin. Britmat vinin nga deti dhe vrojtuesi i plazhit –i cili është sot zv.president i Shoqatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” – e kuptoi […]
Kërcënime dhe procedurë: Si e gjunjëzoi drejtësinë Emiljano Shullazi
Ditën kur gjyqtarja Saida Dollani e Apelit për Krime të Rënda u caktua kryetare e trupës në çështjen kundër Emiljano Shullazit, bashkëshorti i saj mori si mesazh një pistoletë në gojë. Mbrëmjen e 23 prillit 2019, Kristaq Prifti ishte duke tymosur një cigare në ambientet e jashtme të një lokali në afërsi të shtëpisë, kur […]




