Kreu i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni | Foto : Edmond Hoxhaj /BIRN
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Në Fokus

KPK peshon raportet kontradiktore të DSIK-së për gjyqtarin Sandër Simoni

Kryetari i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sandër Simoni kundërshtoi gjatë seancës dëgjimore dyshimet se kishte lidhje me sekserë dhe kontakte të papërshtatshme me kandidatin për kryebashkiak të Shkodrës, Valdrin Pjetri, të cilit ju mohua mandati për shkak të dënimit për drogë në Itali.