Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejta një pjesë të shkaqeve të ankimit të ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci kundër shkarkimit të tij, por bilanci negativ i mbetur pas rishikimit të analizës financiare ka qenë sërish i madh. Bashkë me konstatimin për deklarime të pasakta, bilanci negativ e ka […]
Tag: Gjykata e Rrethit Vlorë
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia
Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Vlorë Laurent Fuçia u konfirmua të mërkurën në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në të tri kriteret. Megjithatë Komisioni vendosi të trasferojë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, njërën nga dosjet e shqyrtuara nga Fuçia. Gjatë hetimit administrativ, të kryer nga trupa e KPK e kryesuar […]
Gjyqtari Laurent Fuçia jep shpjegime për ankesat dhe denoncimet ndër vite
Gjyqtari Laurent Fuçia i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë u përball të enjten më 2 mars 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për gjetjet në kriterin profesional lidhur më dhjetëra çështje për të cilat janë kryer ankesa në institucionet kontrolluese të sistemit gjyqësor si […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Laurent Fuçia– Gjykata e Vlorës
Gjyqtari Laurent Fuçia i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë do të përballet të enjten më 2 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Etleda Çiftja. Laurent Fuçia u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u […]
Viola Canaj u konfirmua në aplikim të parimit të ‘objektivitetit dhe proporcionalitetit’
Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Viola Canaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 13 nëntor 2022, pasi balancat negative të konstatuara për blerjen e një apartamenti dhe të një makine u konsideruan të pamjaftueshme për të sjellë penalizimin e saj. Në aplikim të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, […]
KPA largon përfundimisht nga sistemi drejtësisë Ervin Trashin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të enjtes më 15 dhjetor 2022 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Vlorës, Ervin Trashi. Në njoftim sqarohet se vendimmarrja është marrë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Mimoza […]





