Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj nuk u paraqit përsëri në seancë dëgjimore dhe i dërgoi KPK-së një raport mjekësor të katërt të premten, por Komisioni i lexoi gjetjet e hetimit sipas të cilit subjekti nuk kishte deklaruar dhjetra veprime financiare dhe nuk justifikonte pasurinë për të paktën 19.4 milion lekë.
Tag: Gjyqtar
Falsifikimi i së shkuarës: Si dështuan institucionet në verifikimin e Luan Dacit
Tre vjet pas zgjedhjes si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari Luan Daci u pezullua nga detyra me vendim gjykate të mërkurën, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve gjatë aplikimit të tij për postin e lartë në sistemin e ri të drejtësisë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK deklaroi […]
Gjyqtari i KPA-së procedohet penalisht për falsifikim dokumentesh
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”
Një skenar i pretenduar për një pronar gjerman të 3.4 milionë eurove të sekuestruara në Durrës dhe ambicieve të tij për të blerë toka në bregdet rrëzoi hetimet e kryera në Shqipëri, Belgjikë dhe Gjermani për rrjetin e dyshuar të pastrimit të parave përmes importit të makinave “Toyota Auris” –pa u verifikuar as nga Prokuroria […]
Lufta për ‘Duty Free’ u kthye në test lakmues për klimën e investimeve të huaja
Edhe pse nuk ka një kontratë qiraje që nga gushti i vitit 2019, kompania “Albania Duty Free Distribution”, ADFD – në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni vazhdon të ushtrojë aktivitetin si magazinë doganore në Rinas; megjithë kundërshtimin e koncesionarit të aeroportit dhe Ministrisë së Financave. ADFD, e cila prej […]
Gjovalin Përnoca u shkarkua për mungesë burimesh, fshehje e deklarim të rremë të pasurisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikon pamundësi financiare të gjyqtarit Gjovalin Përnoca për blerjen e një vile në Tiranë, një shtëpie pushimi në Golem dhe për krijimin e një depozite 3.2 milionë lekë. Sipas trupit gjykues ai ka fshehur një depozitë 35 mijë USD, si dhe nuk ka deklaruar trajtimin preferencial në blerjen e një […]






