Majlinda Andrea, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë që u dënua me shërbim prove për korrupsion, pritet të përballet të hënën më 15 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Alma Faskaj. Majlinda Andrea e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në […]
Tag: Gjyqtare
KPA riçel hetimin për gjyqtaren e Apelit, Irena Brahimi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten parashtrimet e palëve në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit të Përgjithshëm, Irena Brahimi, konfirmimi i të cilës në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik 2020 është ankimuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa. Në seancë, Ballhysa tha se Komisioneri kërkonte rihetim të çështjes duke e […]
“Balanca të tmerrshme”: Hetimi pasuror rrezikon karrierën e gjyqtarit Petraq Çuri
Gjyqtari Petraq Çuri i Gjykatës së Durrësit u përball të mërkurën më 10 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative në vlera të mëdha para fillimit të detyrës kur ai ushtronte detyrën e avokatit, si dhe gjatë periudhës kur ka ushtruar funksionin. Po ashtu, u […]
Komisioneri Publik ankimon konfirmimin për gjyqtarin Laurent Fuçia
Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të martën më 9 maj ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia. Ankimi është kryer nga Komisioneri Florian Ballhysa, bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM. Ballhysa i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Petraq Çuri – Gjykata e Durrësit
Gjyqtari Petraq Çurri i Gjykatës së Durrësit do të përballet të mërkurën më 10 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Suela Zhegu dhe Genta Tafa Bungo. Petraq Çuri e ka nisur karrierën si avokat në fillim të viteve ’90 dhe […]
Argumentet e KPA-së që vulosën shkarkimin e Jak Ndokës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i gjeti të bazuara konkluzionet e Komisionit për mungesë të burimeve financiare të ish-gjyqtarit të Lezhës, Jak Ndoka, si dhe dyshimet për fshehjen e një pjese të apartamenti në emër të vëllait, por e lehtësoi këtë subjekt rivlerësimi nga konstatimi i cënimit të besimit të publikut. Ndërkohë, trupa e […]






