Në njërën prej dëgjesave me institucionet e pavarura në Komisionin e Çështjeve Ligjore për projekt-buxhetin 2023, kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko, kërkoi një shtesë fondi prej 45 milionë lekësh me argumentin se nevojitej për përballimin e shtesës së pagës bruto të komisionerëve dhe këshilltarëve ligjorë. Qirko iu referua shkurtimisht “disa vendimeve […]
Tag: Gjyqtare
Gjyqtarja Teuta Hoxha jep shpjegime për balancat negative të pasurive
Gjyqtarja Teuta Hoxha e Gjykatës së Rrethit Tiranë u përball të enjten më 10 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth tre orë e gjysmë kundërshtoi barrat e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin ishte përmbyllur hetimi paraprak, si dhe kërkoi çeljen e hetimit […]
Gjyqtari Arben Lera u dorëhoq afro tre vjet pasi filloi procesi vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 31 tetor 2022 të ndërpresë procesin e vetingut për gjyqtarin e Korçës, Arben Lera, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga detyra. Po ashtu, është vendosur edhe sanksioni që i ndalon Lerës të rikthehet në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Hetimi administrativ për gjyqtarin […]
Gjyqtarja Etleva Gjamo përballet me vetingun
Gjyqtarja Etleva Gjamo e Gjykatës Administrative të Korçës u përball të premten më 4 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për konstatimet e Komisionit në kriterin pasuror, për të cilat u evidentuan deklarime të pasakta dhe mospërputhje. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, nuk u evidentuan në […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Etleva Gjamo –Gjykata Administrative Korçë
Gjyqtarja Etleva Gjamo e Gjykatës Administrative të Korçës do të përballet të premten më 4 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi. Etleva Gjami e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e Eda Kajës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 31 tetor 2022 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Durrësit, Eda Kaja. Eda Kaja u shkarkua nga detyra më 16 nëntor 2021 pasi prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK u konkludua se kishte kryer deklarim të […]






