Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 31 tetor se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, të akuzuar për veprën penale të deklarimit të rremë të pasurisë. Rreth dy vjet më parë, SPAK regjistroi procedim […]
Tag: Gjyqtare
Gjyqtarja Nurjeta Pogaçe përballet me vetingun
Gjyqtarja e Gjykatës së Durrësit, Nurjeta Pogaçe (Tafa) u përball të hënën më 31 tetor me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK në të tre kriteret e rivlerësimit, për të cilat dha shpjegime në mënyrë të përmbledhur gjatë seancës dëgjimore. Rivlerësimi kalimtar për gjyqtaren Pogaçe po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e Skënder Halucit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi mbrëmjen e të enjtes më 27 tetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPA për shkarkimin nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci. Haluci u shkarkua prej KPK-së më 5 mars 2020, pasi u konstatuan probleme të shumta për pasurinë, si […]
ONM kundërshton konkluzionin e KPK për profesionalizmin e Emiljano Rulit
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Emiljano Ruli u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 29 korrik 2022, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë. Ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërsa gjetjet për shkelje procedurale në gjykimin e disa çështjeve u konsideruan […]
Gjyqtari Edvan Veçani përballet me vetingun
Gjyqtari Edvan Veçani i Gjykatës së Dibrës u përball pa telashe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore të mërkurën më 26 tetor 2022 nuk u evidentuan gjetje për të cilat t’i ishte kaluar barrë prove. Hetimi administrativ për gjyqtarin Veçani po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta […]
Eglantina Mikani konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 26 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Korçës, Eglantina Mikani. Gjatë seancës dëgjimore një ditë më parë, Mikani dha shpjegime për balancat negative në disa vite në vlerë totale rreth 1.1 milionë lekë të konstatuara në analizën paraprake, për shkak të përjashtimit […]






