Të martën në orën 10:00, në një nga sallat e Pallatit të Koncerteve në Tiranë, prokurori Gentian Habazaj pritet të përballet në seancë publike me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK. Trupa e KPK-së përbëhet nga komisionerët Genta Tafa (Bungo), Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Habazaj e ka filluar karrierën […]
Tag: ILDKPKI
Gjyqtarja Afërdita Maho u dorëhoq nga detyra pasi u njoh me rezultatet e vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 nëntor të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Afërdita Maho për shkak të dorëheqjes nga detyra. Po ashtu, Mahos i është ndaluar emërimi në funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Në vendimin e arsyetuar të […]
Prokurorja Anila Bebeci konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 26 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Durrësit, Anila Bebeci. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin. Gjatë seancës dëgjimore më 23 tetor, Bebeci u përball […]
Prokurori Mustafa Turku jep shpjegime për pasurinë dhe qëndrimin në lirimin e Viktor Ymerit
Prokurori Mustafa Turku u përball të martën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një sërë pyetjesh mbi mungesën sipas KPK të burimeve të ligjshme për pasurinë e krijuar prej tij që prej vitit 1993. Nga relatimi në seancë Turku ishte gjetur me bilance negative prej disa qindra mijë lekësh deri në vitin 2003 dhe […]
KPK konfirmon dhe dërgon për inspektim prokurorin Saimir Hysa
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Saimir Hysa. Trupa e KPK që kreu rivlerësimin e prokurorit Hysa, e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Pamela Qirkon, njoftoi edhe se kishte vendosur dërgimin e dy çështjeve të hetuara prej Hysës për vlerësim nga […]
Prokurori Saimir Hysa jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin
Prokurori i Tiranës, Saimir Hysa u përball të hëhën më 7 gusht me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegimet për gjetjet dhe barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe profeisonalizmit. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për prokurorin Hysa po kryhet nga […]






