Gjyqtari i Gjykatës Administrative Vlorë, Ken Dhima do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në vitin 2018.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
KPK: Shpërfillja ndaj jetëve njerëzore nuk përputhet me rolin e prokurorit
Sipas KPK-së prokurori Agim Dalipaj ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia pasi nuk ka hetuar disa aksidente në punë me raste humbje jete – duke përjashtuar nga përgjegjësia të punëdhënsat dhe dule ngarkuar me faj e viktimat.
KPK ngre pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj
Komisioni konstatoi mospërputhje të deklarimeve të prokurores së Tiranës, Daniela Sulaj për pasurinë, veprime aktive në cënim të etikës së prokurorit dhe balanca negative, ndërsa prokurorja Sulaj e kundërshtoi barrën e provës për pasurinë.
Prokurori Avni Kraja me balanca negative të mëdha dhe deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se prokurori i Tiranës, Avni Kraja nuk ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të vetingut dhe ka tentuar të zvarrisë procesin me kërkesa të njëpasnjëshme. Deklarimet e pasakta dhe të pamjaftueshme për krijimin e pasurive sollën pamundësi financiare në vlera të mëdha për krijimin e tyre.
KPK shtyn seancën për prokurorin Arben Dyla
Pamundësia shëndetësore dhe mungesa e avokates e cila ndiqte një seancë në Kolegjin e Posaçëm në të njëjtën orë shtyn seancën në Komisionin e Pavarur të Kualifikmit ndaj prokurort Arben Dyla.
Konflikti i interesit: Ish-Avokatja e Shtetit dhe bashkëshorti të pandarë në gjykatë
Hetimi administrativ i KPK-së zbuloi se ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hicka ka përfaqësuar vendin në procese gjyqësore ku palët kundërshtare kanë pasur si mbrojtës ligjor bashkëshortin e saj, Envi Hicka.






