Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje kalimin e barrës së provës sa i përket pasurisë së Prokurorit të Krimeve të Rënda Anton Martini, njëkohësisht kandidat për SPAK. Ky i fundit cilësoi hetimin korrekt, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.
Tag: KPK
KPK konfirmoi prokurorin Genti Xholi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit Genti Xholi, pas rivlerësimit në të 3 kriteret.
Prokurori i Apelit Tiranë, Genti Xholi përballet me procesin e rivlerësimit
Prokurori i Apelit ka kundërshtuar gjatë seancës dëgjimore gjetjet e KPK-së për pasurinë e vjehrrit, person i lidhur me subjektin që i ka dhënë përkohësisht në përdorim një apartament në Tiranë.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Doloreza Musabelliu –kandidate për SPAK
Prokurorja e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.
Bilanci negativ 9.3 milion lekë dhe transaksionet vënë në vështirësi gjyqtarin Arben Vrioni
KPK rrëzoi si të pabazuara pretendimet e Vrionit për të shtyrë procesin, ndërsa tha se atij i mungonin burimet e ligjshme financiare dhe se disa transaksione ishin të dyshimta; ndërkohë, subjekti kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi hapje të hetimit për dy kriteret e tjera.
Tre versionet për blerjen e një apartamenti penalizuan Luan Hasnezirin
Gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, i shkarkuar nga KPK, dha versione të ndryshme mbi blerjen e një shtëpie, ndërsa iu gjetën probleme në deklarimin e gjendjes cash. KPK rrëzoi pretendimet e DSIK-së lidhur me mosdeklarimin e refuzimit të vizës amerikane.





