Shumica në KPK shprehet në vendimin e zbardhur se prokurori Ndini Tavani, u gjet me probleme të pasurisë, ndërsa mos kryerja e një sërë veprimesh hetimore në disa dosje u cilësua si “cënim i besimit të drejtësia”. Një anëtar i trupës gjykuese kundërshtoi shkarkimin.
Tag: prokuror
Lufta e çmendur për pronësinë e ‘ Folie Marine ’
Nga fillimi i shtatorit, zyra e kadastrës në Vlorë regjistroi një seri të pazakontë largimesh nga puna të drejtuesve të saj. Brenda pak muajsh, katër drejtues të këtij institucion dhanë dorëheqjen me pretendimin se vendimi i tyre bazohej në arsye personale dhe familjare. Megjithatë, të dhënat dhe dokumentet e mbledhura nga BIRN tregojnë se ndryshe […]
Çështjet e pahetuara, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt
Moshetimi i një rasti kërcënimi ndaj disa zyrtarëve në Laç, mosveprimi në hetimet e rastit të 12 tonëve hashash të kapura në Përmet dhe pikëpyetjet mbi pasurinë shtynë Komisionerin Publik të apelojë vendimin e KPK ndaj Besim Hajdarmatajt.
Shkarkohet nga KPK, prokurori i Apelit Edmond Hyka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi shkarkimin e prokurorit të Apelit të Tiranës Edmond Hyka, pasi gjeti atë me probleme të pasurisë.
KPA riçel hetimin gjyqësor për anëtarin e KLP Arben Dollapaj
Kolegji vendosi të përqëndrojë hetimin për Dollapaj në procesin e ndërtimit të godinës në Valbonë dhe në verifikimin e pasjes ose jo të konfliktit të interesit me shtetasin Kosovar që i shiti vëllait shtëpinë në Tiranë.
Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje kalimin e barrës së provës sa i përket pasurisë së Prokurorit të Krimeve të Rënda Anton Martini, njëkohësisht kandidat për SPAK. Ky i fundit cilësoi hetimin korrekt, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.






