Prokurorja Françeskina Lekani pas seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK

Prokurorja Françeskina Lekani u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm dhe cënim të besimit

Prokurorja e Shkodrës, Françeskina Lekani u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 6 dhjetor 2023 për probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit. Sipas KPK, subjekti ka kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe se me shkeljet në ushtrimin e detyrës ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia. […]

Gentian Habazaj | Foto: Edmond Hoxhaj
KP Lajme

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e prokurorit Gentian Habazaj

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të mërkurën më 13 mars vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit të Beratit, Gentian Habazaj dhe kërkon shkarkimin e tij me argumentin se nuk arrin nivel të besueshëm. Në ankim renditen shkaqet e ngritura ndaj konkluzioneve të Komisionit në kriterin e pasurisë dhe atë profesional. Prokurori Gentian Habazaj u […]

Antoneta Sevdari pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Vladimir Karaj.
Lajme

Pas Strasburgut, KPA prish vendimin e vet të shkarkimit të Antoneta Sevdarit

Pasi dëgjoi parashtrimet e palëve një seancë jashtë të zakonshmes, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të prishë vendimmarrjen e tij për shkarkimin nga detyra të prokurores Antoneta Sevdari. Vendimi i KPA, siç u njoftua nga kryesuesja e trupës, Natasha Mulaj u mor me shumicë votash. Vendimi i KPA u mor bazuar në […]

Avokati i prokurores Pranvera Stafa Selita gjatë seancës dëgjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurorja Pranvera Stafa përballet me barrë prove për pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurorja e Elbasanit, Pranvera Stafa Selita nuk u paraqit në seanën e dytë dëgjimore të mërkurën më 6 mars, por ajo u përfaqësua nga mbrojtësi i zgjedhur prej saj, avokati Fatmir Lushi. Gjatë seancës së të mërkurës që zgjati për afro katër orë, Komisioni konstatoi pamundësi financiare të subjektit dhe familjarëve të saj për krijimin […]

Prokurori Julian Çafka pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme Veting

Komisioneri Publik kërkon kthimin në shkollë të prokurorit Juljan Çafka

Komisioneri Publik Florjan Ballhysa, pasi renditi edhe një herë problemet me profesionalizmin që i ishin gjetur prokurorit Juljan Çafka i kërkoi të hënën Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të ndryshonte vendimin e KPK-së dhe të dërgonte Çafkën për 1 vit trajnim në Shkollën e Magjistraturës.  Komisioneri po ashtu i kërkoi KPA që të dërgonte […]