Pas problemeve të shumta me kriterin profesional, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë nga detyra për një vit prokuroren e Lezhës, Riselda Fishta, duke e detyruar atë që të kryejë trajnimin 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës.
Tag: Prokuroria e Rrethit Lezhë
Prokurorja Riselda Fishta përballet me probleme për profesionalizmin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi dy masa disiplinore të dhëna ndaj prokurores së Lezhës, Riselda Fishta nga Prokurori i Përgjithshëm, prej nga janë konstatuar zvarritje hetimesh dhe mangësi të tjera procedurale, të cilat u pranuan pjesërisht nga subjekti i rivlerësimit me justifikimin se kishte qenë pa përvojë dhe në fillesat e ushtrimit të detyrës.
Skeda e pasurisë së deklaruar -Riselda Fishta – Prokuroria e Lezhës
Prokurorja Riselda Fishta e Prokurorisë së Lezhës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2010 deri në fund të vitit 2017.
Prokurori Bardhok Lleshi shumëfishoi gjatë detyrës pasuritë e krijuara me burime të paprovuara
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se prokurori i Lezhës Bardhok Lleshi, ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia, pasi nuk ka pasur burime financiare të ligjshme për krijimin e pasurive para dhe pas fillimit të detyrës, se ka kryer deklarim të rremë e fshehje të pasurisë, si dhe është gjendur në kushtet e konfliktit […]
KPK shkarkon prokurorin Bardhok Lleshi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e shkarkimit të prokurorit të Lezhës Bardhok Lleshi, pas procesit të rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë.
Prokurori biznesmen, Bardhok Lleshi akuzohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se prokurori i Lezhës ka fshehur pasuri, se është gjetur në kushtet e konfliktit të interesit dhe se nuk mundet të provojë burimin e ligjshëm të pasurive të tij. Avokati i Lleshit i kundërshtoi gjetjet e Komisionit dhe kërkoi riçeljen e hetimit.




