Prokurori i Tiranës, Arbër Berexha u përball të mërkurën më 10 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin. Berexha u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për prokurorin Arbër Berexha po kryhet nga […]
Tag: Prokuroria e Rrethit Tiranë
Kolegji shtyn seancën ndaj Ylli Bashajt pas gjetjes së re nga ONM
Seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për shqyrtim e ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit në detyrë të prokurorit Ylli Bashaj u shty të mërkurën, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit paraqiti një gjetje të re. Prokurori Bashaj kërkoi kohë që të njihej me këtë pretendim dhe trupa e KPA e shtyu seancën për në […]
Prokurori i Tiranës, Valentin Preçi konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 10 janar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin. Konfirmimi i Preçit erdhi pas përballjes dhe shpjegimeve të […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Arbër Berexha – Prokuroria e Elbasanit
Prokurori Arbër Berexha i Prokurorisë së Elbasanit do të përballet të mërkurën më 10 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Etleda Çiftja dhe Brunilda Bekteshi. Arbër Berexha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe pas një periudhe […]
Rihapja e hetimeve, KPK dëgjon sërish prokurorin Valentin Preçi
Prokurori i Tiranës Valentin Preçi dha shpjegime të reja të martën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi hetimet ndaj tij u rihapën pas një denoncimi. Preçi, seanca dëgjimore ndaj të cilit u zhvillua në 19 dhjetor të vitit që shkoi, u përqendrua më së shumti në atë që pretendoi se ishin fakte të reja […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kolë Hysenaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 20 dhjetor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kolë Hysenaj. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi e Sokol […]






