Komisioneri Publik, Florian Ballhysa njoftoi më 14 shkurt 2022 ankimin ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, me anë të të cilit kërkon shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Ballhysa ngre shkaqe ankimi në të tre kriteret e rivlerësimit, duke i kundërshtuar […]
Tag: Prokuroria e Rrethit Tiranë
Konfirmimi i prokurorit Robert Kote, ONM kërkoi thellim të hetimit
Prokurori i Tiranës, Robert Kote u konfirmua në detyrë më 19 dhjetor 2022, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga relatorja Valbona Sanxhaktari dhe anëtarja Genta Tafa(Bungo) konkluduan se ai kishte arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe figurës, si dhe nivel kualifikues për profesionalizmin. Kryesuesi Lulzim […]
Konfirmimi i prokurores Armida Hamiti ankimohet në Kolegj
Prokurorja e Tiranës, Armida Hamiti (Moçka) u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 21 dhjetor 2022, pasi u aplikua parimi i proporcionalitetit lidhur me gjetjet në kriterin e pasurisë, duke konkluduar se ajo kishte arritur nivel të besueshëm në këtë kriter rivlerësimi. Po ashtu, Hamiti mori vlerësim pozitiv për figurën dhe […]
Argumentet e KPA për shkarkimin e Gjon Kodrës
Prokurori i Tiranës, Gjon Kodra arriti të kalojë me sukses shkallën e parë të vetingut më 21 dhjetor 2021 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, por u shkarkua në korrik të vitit 2022 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Kolegji […]
Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e prokurorit Erion Pano
Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të premten më 6 janar 2023 vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurorit Erion Pano, aktualisht i komanduar si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP. Pano u konfirmua në detyrë nga Komisioni më 24 nëntor 2022, pasi u vlerësuan bindëse […]
Komisioni konfirmon me shumicë prokuroren Mariola Mërtiri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën se me shumicë votash kishte konfirmuar në detyrë prokuroren Mariola Mërtiri. Hetimi administrativ për Mërtirin u krye nga trupa e kryesuar prej Etleda Çiftjas, me relator Roland Ilia dhe anëtare Pamela Qirko, ndërsa vëzhgues ndërkombëtar ishte Willem Brower. Gjatë seancës dëgjimore u bë me dije se Operacioni […]






