Prokurori i Prokurorisë së Tiranës u shkarkua sipas KPK-së me arsyetimin se nuk kishte pasur burime të ligjshme për të justifikuar ndërtimin e një shtëpie në Borsh dhe disa shpenzime të tjera.
Tag: Prokuroria e Tiranës
Kreditë dhe adresat, KPA çel hetimin gjyqësor ndaj prokurores Manjola Kajana
Palët lexuan pretendimet para Kolegjit, ndërsa ranë dakord që çështjet e ngritura të rihetoheshin. Komisioneri pretendon se Kajana mund të gjendet në konflikt interesi, por prokurorja ka kundërshtuar këto pretendime.
Hoteli me 5 yje në Barcelonë u pagua 2 herë – nga Fusha dhe Bashkia e Tiranës
Më 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e hetimit ndaj zyrtarëve të lartë të Bashkisë së kryeqytetit, të cilët akuzohen se përfituan pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për qëndrimin e tyre në një hotel me 5 yje në Barcelonë në qershor 2018. Vendimi për pushim u ndërmor vetëm […]
Kërcënime dhe procedurë: Si e gjunjëzoi drejtësinë Emiljano Shullazi
Ditën kur gjyqtarja Saida Dollani e Apelit për Krime të Rënda u caktua kryetare e trupës në çështjen kundër Emiljano Shullazit, bashkëshorti i saj mori si mesazh një pistoletë në gojë. Mbrëmjen e 23 prillit 2019, Kristaq Prifti ishte duke tymosur një cigare në ambientet e jashtme të një lokali në afërsi të shtëpisë, kur […]
KPK hodhi poshtë raportin e DSIK-së për prokuroren Doloreza Musabelliu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores Doloreza Musabelliu, njëkohësisht kandidate për SPAK, ndërsa rrëzoi si të pavërtetë një raport të DSIK në të cilin Musabelliu cilësohej e papërshtatshme.
Hoteli me 5 yje në Barcelonë: zgjerohet hetimi ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës
Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku u mor në pyetje paraditen e të hënës në Prokurorinë e Tiranës, pas regjistrimit të një kallëzimi penal për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Mazniku u pyet në cilësinë e personit në dijeni të fakteve, lidhur me pagesën e faturës së akomodimit […]





