Gjyqtari Erjon Çela u përball me diferenca të vogla financiare në seancën dëgjimore të KPK-së, ndërkohë që pretendoi se shpjegimet dhe provat që kishte dorëzuar e ndryshonin analizën financiare.
Month: July 2024
Skeda e pasurisë së deklaruar –Silvana Pani –Prokuroria e Përmetit
Prokuroria e Përmetit, Silvana Pani do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
Kolegji kritikon KPK për hetim “sipërfaqësor” të pasurisë së ish-prokurorit Shpëtim Kurti
KPA konfirmoi shkarkimin e Shpëtim Kurtit për lidhjet e tij me krimin e organizuar, por rrëzoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kriterin e pasurisë, duke e kritikuar për “zbatim të gabuar të ligjit” dhe “arsyetim sipërfaqësorë e të paqartë”.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Erjon Çela –Gjykata e Tropojës
Kandidati për Gjykatën e Posaçme, Erjon Çela do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2001 deri në fund të vitit 2016.
Pa garë dhe pa zgjidhje: Tarifa e inceneratorit të Sharrës rrezikon ta ‘falimentojë’ Durrësin
Tre javë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit – kur Durrësi ishte ende një qytet ‘fantazmë’, kryeministri Edi Rama firmosi në emër të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile një vendim për menaxhimin e mbetjeve të krijuara nga tërmeti. Vendimi i kryeministrit i hapi rrugën një tenderi pa garë me vlerë 1.9 miliardë lekë […]
Kolegji u nda për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Alma Kolgjoka
Shumica e trupit gjykues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit konkludon se nuk u provua që kryetarja e Gjykatës së Krujës të kishte kontribuar në blerjen e një apartamenti nga babai i saj, por Mulaj në pakicë arsyetoi të kundërtën.