Prokurorja Mirela Kapo pas vendimit të konfirmimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Mirela Kapo konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, vendosi më 22 nëntor të konfirmojë në detyrë prokuroren Mirela Kapo. Aktualisht këshilltare në kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kapo pati një seancë pa probleme të hënën dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Procesi i vetingut për prokuroren Mirela Kapo u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore nuk u evidentua asnjë barrë prove për këtë subjekt rivlerësimi.

Mirela Kapo është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Barit në Itali dhe mban titullin Doktor i Shkencave Juridike. Në sistemin e drejtësisë, Kapo ka punuar fillimisht si oficere e policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe në vitin 2015 u emërua prokurore në Prokurorinë e Krujës. Ajo ka punuar gjithashtu si magjistrate e komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa së fundmi punon pranë ILD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *