Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 në vitin 2017.
Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani do të përballet të enjten në orën 9:00 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që do të marrë në skanim gjyqtaren e Apelit përbëhet nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.
Dollani ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ajo e ka filluar udhëtimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier në vitin 2000 dhe në vitin 2004 është promovuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, një nga gjykata më të larta të karrierës në Shqipëri.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Saida Dollani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]
Në deklaratën e parë para fillimit të detyrës në vitin 2003, gjyqtarja Saida Dollani nuk ka pasuri të deklaruar. Ndërkohë në deklaratën e fundit periodike të vitit 2017, gjyqtarja Dollani ka një pasuri të deklaruar familjare me vlerë 337 mijë lekë. Pasuria e gjyqtares Saida Dollani në fund të vitit 2017, përbëhet nga 66 mijë lekë të depozituara në bankë dhe likuiditete cash në vlerën 265 mijë lekë. . Subjekti ka në pronësi gjithashtu një apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 79 m2, të marrë dhuratë në vitin 2009. Vlera e këtij apartamenti nuk është përcaktuar nga subjekti.
Nga viti 2004 deri në vitin 2017, subjekti i rivlerësimit ka pasur të ardhura në vlerën 22.8 milionë lekë, 90 për qind e të cilave e zënë të ardhurat nga paga për shkak të funksionit. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për gjyqtaren Dollani.
Ndërsa nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen me shumë me qartësimin e transaksioneve të deklaruara për dhurimin e një apartamenti dhe shpenzimet për shkollimin e djalit në Francë.
Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al