Prokurori Petref Asllani i Prokurorisë së Elbasanit u përball të premten më 10 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Procesi i tij i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Firdes Shuli.
Petref Asllani e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Elbasanit.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Petref Asllani nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/2024/05/Petref-Asllani-skeda.jpg)
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Petref Asllani zotëronte një pasuri prej 3 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 5.6 milionë lekëve.
Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 3.8 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 1.1 milion lekë, kursime në cash prej 600 mijë lekësh dhe automjet me vlerë 100 mijë lekë.
Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 20.2 milionë lekë, nga të cilat 97% kanë si burim pagën e subjektit dhe 2.4% pagat e familjarëve.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” burimet për blerjen e një apartamenti.
Subjekti Petref Asllani deklaroi në vitin 2012 blerjen e një apartamenti banimi në Elbasan me kontratë shitblerje të datës 25.9.2013. Në formular mungojnë burimet e krijimit, por subjekti ka pasur gjendje të akumuluar cash nga vitet e mëparshme, të mjaftueshme për të mbuluar këtë investim. Deklarimi është i paqartë lidhur me lëvizjen e likujditeteve në cash ndër vite.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al