Skeda e pasurisë së deklaruar –Besmir Rrapaj – Gjykata e Lartë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Besmir Rrapaj – Gjykata e Lartë

Këshilltari ligjor i Gjykatës së Lartë, Besmir Rrapaj do të përballet të martën më 9 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj.

Besmir Rrapaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2015 si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, detyrë të cilën e vazhdon edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të këshilltarit ligjor Besmir Rrapaj nga viti 2015 deri në fund të vitit 2020. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga keshilltari ligjor, Besmir Rrapaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2015, këshilltari ligjor Besmir Rrapaj zotëronte pasuri me vlerë 1 milion lekë, ndërsa në fund të vitit 2020, pasuria e tij familjare kap vlerën e 13.4 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 11.8 milionë lekë, likujditete bankare prej 717 mijë lekësh, automjet me vlerë 654 mijë lekë dhe kursime në cash prej rreth 229 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 12.6 milionë lekë, nga të cilat 63% kanë si burim pagën e subjektit, 26% pagat e familjarëve dhe 10% rrjedhin nga burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” marrjen e një huaje si burim për blerjen e një apartamenti.

Në vitin 2018, subjekti Besmir Rrapaj deklaron blerje apartamenti me sipërfaqe 101.1 m2 në shumën 83,000 euro. Në momentin e lidhjes së kontratës është likuiduar shuma 80,000 euro, ndërsa 3,000 euro mbeten detyrim ndaj shoqërisë së ndërtimit deri në momentin e rregjistrimit të pronës. Burimi i financimit është huamarrje ndaj një shoqërie private nga bashkëshortja në shumën 25,000 euro dhe 65,000 euro kredi bankare.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Deklarata e pasurisë së vitit 2020

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *