Skeda e pasurisë së deklaruar –Irena Çunoti – Prokuroria e Korçës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Irena Çunoti – Prokuroria e Korçës

Prokurorja Irena Çunoti (Qeleshi) e Prokurorisë së Korçës u përball të mërkurën më 17 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

Irena Çunoti e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1987 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm të Korçës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Irena Çunoti nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Irena Çunoti (Qeleshi).

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Irena Çunoti zotëronte pasuri me vlerë rreth 2.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 18.6 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.2 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 7.5 milionë lekë, kursime në cash prej 1.4 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 53.2 milionë lekë, nga të cilat 43% kanë si burim pagën e subjektit, rreth 44% pagat e familjarëve, 5% nga biznesi dhe 5.7% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” asetet e përfituara nga trashëgimia.

Në vitin 2007, subjekti Irena Cunoti deklaron të ketë përfituar së bashku me nënën nëpërmjet trashëgimisë nga vdekja e babait, një depozitë bankare 36,630 USD dhe një shtëpi banimi në Korçë me sipërfaqe 272 m2. Shtëpia ekzistuese është prishur dhe nisi rindërtimi sipas lejes së ndërtimit me datë 29.8.2007 me preventiv 5,016,000 lekë.

Në vitin 2010, subjekti deklaron që ka përfunduar ndërtimi i shtëpisë së re dhe është bërë regjistrimi pranë ZRPP Korçe dhe se vlera e kësaj shtëpie rezultoi 8,251,800 lekë. Nuk është e qartë nëse diferenca mes preventivit dhe shumës së deklaruar në ZRPP është rrjedhojë e rivlerësimit apo shuma rreth 3,2 milion lekë është shtim në investimin e bërë gjatë këtij viti. Në këtë rast, të ardhurat familjare për periudhën do ishin të pamjaftueshme për të mbuluar këtë investim.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *