Skeda e pasurisë së deklaruar –Ornela Rrumbullaku – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ornela Rrumbullaku – Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Ornela Rrumbullaku e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë do të përballet të hënën më 2 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj.

Ornela Rrumbullaku përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Rrethit Kavajë. Në vitin 2019, Rrumbullaku u komandua si këshilltare pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ajo e ushtron detyrën aktualisht në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Ornela Rrumbullaku nga viti 2006 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja Ornela Rrumbullaku.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2006, prokurorja Ornela Rrumbullaku deklaronte pasuri me vlerë prej 100 mijë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare llogaritet në vlerën e 111 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 7.6 milionë lekë, automjete me vlerë 2.4 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.8 milionë lekësh si dhe kursime në cash prej 648 mijë lekësh. Pjesa më e madhe e pasurisë përbëhet nga pjesa në kapital apo aksione e deklaruar nga bashkëshorti i subjektit me një vlerë totale të llogaritur në 99.1 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.3 milionë lekë, nga të cilat 46% kanë si burim pagën e subjektit, 16% pagat e familjarëve, 19% të ardhurat nga bizneset e bashkëshortit dhe 17% deklarohet me burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen me aksionet e zotëruara nga bashkëshorti i subjektit në kompani të ndryshme.

Në vitin 2014 deklarohet për herë të parë pasuria e bashkëshortit të subjektit Ornela Rrumbullaku, me burim nga puna dhe aktiviteti i tij privat por pa dhënë detaje të tjera. Ndër asetet e tjera deklarohen aksione në shoqëri tregtare me vlerë 60,000,000 lekë, por nuk deklarohet vlera e investimit fillestar.

Në vitin 2015, bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit deklaron se zotëron 40% të aksioneve në shoqëritë e basteve “TIMBast” dhe “24bast” me vlerë respektive 20,000,000 lekë secila, por shton se nuk ka burim të ardhurash prej tyre, pasi nuk është shlyer/paguar kapitali për pjesën e aksioneve që zotëron.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *