Madrid Kullolli në KPK |  Foto: Edmond Hoxhaj
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Madrid Kullolli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 18 dhjetor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli. Vendimi u mor në mënyrë anonime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kullollit ndaj vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin e tij.

Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Prokurori i Durrësit, Madrid Kullolli u shkarkua nga detyra më 16 prill 2024, pasi trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që kreu procesin e tij të vetingut konkludoi me shumicë votash se ai gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë. Kullolli mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, si dhe u arrit në përfundimin se arriti nivel kualisifikues për profesionalizmin.

Madrid Kullolli e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punoi për gati dy dekada si prokuror pranë Prokurorisë së Durrësit. Për një periudhë të shkurtër në vitet 2013- 2015, ai e ushtroi detyrën pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *