Pas shtyrjes së seancës së tretë dëgjimore me një tjetër raport mjekësor nga gjyqtarit Petrit Aliaj, KPK i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të caktojë një mjek për ekzaminimin e tij të pavarur dhe i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë hetimin e protokolleve dhe raporteve të lëshuara.
Në Fokus
KPK me tre mendime të ndryshme në vendimin për gjyqtarin Fatri Islamaj
Shumica në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit Fatri Islamaj, por një nga anëtarët votoi për konfirmimin e tij, ndërsa as shumica nuk kishte qëndrim të unifikuar. Islamaj u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.
Kreditë dhe adresat, KPA çel hetimin gjyqësor ndaj prokurores Manjola Kajana
Palët lexuan pretendimet para Kolegjit, ndërsa ranë dakord që çështjet e ngritura të rihetoheshin. Komisioneri pretendon se Kajana mund të gjendet në konflikt interesi, por prokurorja ka kundërshtuar këto pretendime.
Hoteli me 5 yje në Barcelonë u pagua 2 herë – nga Fusha dhe Bashkia e Tiranës
Më 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e hetimit ndaj zyrtarëve të lartë të Bashkisë së kryeqytetit, të cilët akuzohen se përfituan pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për qëndrimin e tyre në një hotel me 5 yje në Barcelonë në qershor 2018. Vendimi për pushim u ndërmor vetëm […]
Mungesa e burimeve financiare ndëshkoi kandidaten për Gjykatë Kushtetuese
Kandidatja për anëtare e Gjykatën Kushtetuese, Anila Guri u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për mungesë të burimeve financiare të ligjshme.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Ardit Mustafaj
Mungesa e dokumentimit të dy huave dhe burimit të dhurimit nga prindërit e bashkëshortes i kushton karrierën gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ardit Mustafaj.






