Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 25 janar 2023 me konkluzionet përfundimtare në çështjen që ka të bëjë me ankimin e kryer ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit Tiranë, Elona Toro. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të […]
Veting
Skeda e pasurisë së deklaruar – Antonela Prendi– Gjykata e Tiranës
Gjyqtarja Antonela Prendi e Gjykatës së Tiranës do të përballet të enjten më 26 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Xhensila Pine dhe Olsi Komici. Antonela Prendi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punon prej asaj […]
Gjyqtarja Entela Shedula vlerësohet pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin
Pas prishjes së vendimit të shkarkimit të kryetares së Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA, ajo u përball sërish me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë një seance dëgjimore të shkurtër shprehu dakordësinë për konkluzionet e reja mbi hetimet për figurën dhe profesionalizmin. Entela Shedula u shkarkua […]
Kolegji hap hetimin gjyqësor për prokuroren Enkeleda Osmani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të martën palët në çështjen që i takon ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit të prokurores së Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo). Komisioneri Florian Ballhysa bëri me dije se i qëndronte ankimit të bërë në tërësinë e tij dhe këmbënguli që prokurorja nuk kishte provuar burimin e ligjshëm të të […]
KPA rrëzon ankimin e Gjovalin Përnocës dhe lë në fuqi shkarkimin e tij
Ish-gjyqtari i ish-Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gjovalin Përnoca u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, më 13 shtator 2019, pasi u konkludua se kishte pamundësi financiare për blerjen e një vile në Tiranë, një shtëpie pushimi në Golem dhe për krijimin e një depozite 3.2 milionë lekë. Sipas trupit gjykues, […]
KPA u nda në vlerësimin e pasurisë së gjyqtares Etleva Deda
Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Etleva Deda arriti ta mbrojë konfirmimin e saj në detyrë edhe në shkallën e dytë të vetingut. Deda u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 12 qershor 2020, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK çmoi se ajo […]






