Një trupë e KPK-së gjatë shpalljes së një vendimi. Foto: LSA
KPK Lajme Në Fokus

Dy gjyqtarë të tjerë largohen nga sistemi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën ndërprerjen e procesit të vetingut për gjyqtarët Zamir Poda dhe Fiqirete Mullaj, të cilëve i ka mbarur statusi i magjistratit.

Gjyqtarët Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjatë një seance në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK | Foto : LSA

KPK ka ndërprerë procesin e vetingut për gjyqtarët e Apelit Tiranë, Zamir Poda dhe Fiqirete Mullaj, pasi statusi i tyre i magjistratit ka mbaruar për shkak të mbushjes së moshës së pension.

Sipas KPK-së, për gjyqtarin Zamir Poda, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit me 15 maj 2017, ndërsa për Fiqirete Mullajin ky vendim është marrë nga KLD me 1 janar 2018.

Mullaji dhe Poda i shtohen listës së gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët është ndërprerë procesi i vetingut për shkak të dorëheqjes apo daljes në pension.

Vetëm gjatë javës së fundit KPK ka shpallur vendime për 10 subjekte, të cilët janë larguar nga sistemi përgjatë viteve 2017 dhe 2018 për shkak të mbushjes së moshës së pensionit.

Metet e paqartë pse KPK-së i është dashur një periudhë relativisht e gjatë kohe për të ndërprere procesin e vetingut për subjektet për të cilët, statusi magjistratit ka mbarur më shumë se një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *