Gjyqtarja Alma Kodraliu pas vendimit nga KPK. Foto:Vladimir Karaj/BIRN
KPK Lajme Veting

Gjyqtarja Alma Kodraliu konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Gjykatës së Tiranës, Alma Kodraliu u konfirmua në detyrë të hënën nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Vendimi i mor pas një seance të shkurtër dëgjimore gjatë së cilës Kodraliu dha shpjegime për disa gjetje në aspektin profesional dhe lidhur me një bilanc të vogël negativ. Kodraliu mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Kodraliu u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Alma Kodraliu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe u emërua fillimisht në Gjykatën e Pogradecit. Ajo punoi si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë në vitet 2013-2015 dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

 



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *