Seanca ndaj ish-prokurorit Besnik Cengu në KPA
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Matilda Shalla

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 23 tetor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Fierit, Matilda Shalla. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegji i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulaj dhe anetare Albana Shtyllën, Ina Ramën e Mimoza Tasin, pas shqyrtimit të ankimit të saj në dhomë këshillimi.

Gjyqtarja e Fierit, Matilda Shalla u shkarkua nga detyra më 28 prill 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi u konkluduan probleme në kriterin e pasurisë.

Matilda Shalla përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Prej vitit 2009 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *