Skeda e pasurisë – Flutura Hoxha – gjyqtare e Pukës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë – Flutura Hoxha – gjyqtare e Pukës

Gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha do të përballet të martën në mesditë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, në seancë publike.

Procesi i rivlerësimit ndaj gjyqtares Hoxha është kryer nga trupa gjykuese e përbërë nga komisionerët Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia.

Flutura Hoxha ka një karrierë të gjatë në sistem gjyqësor shqiptar. Nga vitit 1998 deri në vitin 2006 ajo ka shërbyer si kryetare në Gjykatën e Rrehtit Gjyqësor Pukë. Nga 2007 deri në vitin 2011, Hoxha ka mbajtur funksionin inspektore në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Më pas ajo është rikthyer si gjyqtare në gjykatën e Pukës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Flutura nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Flutura Hoxha nuk deklaron pasuri, ndërsa në fund të vitit 2016, familjare e subjektit kap vlerën 1.4 milionë lekë. Subjekti nuk deklaron ndryshime në pasurinë e saj që nga viti 2007. Pasuria e subjekitit përbëhet tërësisht nga likuiditet në ‘cash’.

Të ardhurat familjare për periudhën 2003-2016 janë 14.6 milionë lekë dhe vijnë tërësisht nga paga dhe shpërblimet nga funksioni.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik nuk u konstatuan probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *