Skeda e pasurisë së deklaruar –Arbana Selmanaj –Gjykata e Vlorës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Arbana Selmanaj –Gjykata e Vlorës

Gjyqtarja Arbana Selmanaj e Gjykatës së Vlorës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj.Gjyqtarja Arbana Selmanaj e Gjykatës së Vlorës do të përballet të hënën më 13 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegu.

Arbana Selmanaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Pukës. Prej vitit 2011, Selmanaj e ushtron funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Arbana Selmanaj nga viti 2006 deri në fund të vitit 2016.  [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Arbana Selmanaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2006, gjyqtarja Arbana Selmanaj deklaronte pasuri me vlerë 814 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj kap vlerën e 7.9 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2016, Selmanaj zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 6 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 1.3 milionë lekësh, likujditete bankare prej 349 mijë lekësh si dhe automjet me vlerë 200 mijë lekë.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 11.2 milionë lekë, nga të cilat 92% kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtares dhe 8% burojnë nga kompensimi i pasurisë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave të pasurisë nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet për blerjen e një apartamenti në vitin 2016.

Më konkretisht, subjekti Arbana Selmanaj deklaron në vitin 2016 një kontratë paraprake për blerje apartamenti në Dajt të Tiranës me vlerë 45,000 euro, për të cilin paguan këstin e parë prej 12 mijë euro.

Si burim kryesor të pagesës së këstit të parë shërbejnë 900,000 lekë të dhëna nga prindërit si kompensim për heqjen dorë nga bashkëpronësia në apartamentin ekzistues. Vlera e mbetur prej 33,000 euro deklarohet si detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *