Skeda e pasurisë së deklaruar –Astrit Kalaja –Gjykata e Apelit Shkodër
KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Astrit Kalaja –Gjykata e Apelit Shkodër

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër, Astrit Kalaja përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Astrit Kalaja, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i përfaqësuar nga trupa e komisionarëve  Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve.

I lindur në Shkodër, Kalaja është diplomuar në fakultetin e drejtësisë me titullin ‘jurist’. Pas mbarimit të studimeve ai është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në vitin 2011 ai ka përfunduar një master në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Astrit Kalaja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Kalaka zotëronte familjarisht pasuri me vlerë 340 mijë lekë në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare është rritur me 44 herë, duke kapur vlerën e 14.9 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, ai zotëron pasuri të patundshme me vlerë 10.8 milionë lekë, automjete me vlerë 400 mijë lekë, likuiditete bankare me vlerë 3.5 milionë lekë dhe likuiditete cash me vlerë 140 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31.8 milionë lekë. Rreth 56% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit të Z. Kalaja, ndërsa 27.9% burojnë nga paga e bashkëshortes. Fitimet nga shitblerja e pasurive të paluajtshme për familjen Kalaja janë të barabarta me 3.3 milionë lekë, ose 10 % të të ardhurave.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimin nga subjekti në vitin 2006 se mbi apartamentin e përfituar nga legalizimi ka ndërtuar shtesë aneks 13 m2, me kosto 400 mijë lekë, e paregjistruar dhe ne proces legalizimi.

Në vitin 2011 subjekti deklaron një kredi bankare marrë nga Raiffeisen Bank dega Shkodër në muajin qershor 2011 në shumen 2 milion lekë, me afat shlyerje 10 vjet, me nje interes 4%. Kjo shumë është mbajtur në llogari bankare deri në momentin e blerjes së pasurisë tokë arë me sipërfaqe 379m2 në fshatin Pulaj Plazh Velipoje rrethi Shkoder, blerë me kontratë shitblerje 02.07.2013.

Bashkëshortja e subjektit, Valbona Kalaja në vitin 2016 deklaron: “shtesë në pasuri të paluajtshme nga 1/3 në 5/12 të një apartament banimi o përbërë nga 2 dhoma e 1 kuzhinë me sip 62 m2, i ndodhur në lagjen Manush Alimani, rruga “Vasil Shanto”. Legalizuar shtesë apartamenti 10 m2. Burimi trashëgimi ligjore. Vlera 4 milionë lekë”.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *