Skeda e pasurisë së deklaruar – Blerta Marku – Gjykata e Gjirokastrës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Blerta Marku – Gjykata e Gjirokastrës

Gjyqtarja Blerta Marku e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër do të përballet të enjten më 22 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.

Blerta Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punon prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Blerta Marku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja e Gjirokastrës, Blerta Marku.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Blerta (Çibuku) Marku deklaronte pasuri me vlerë 1.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e saj familjare kap vlerën e 12.6 milionë lekëve, duke shënuar një rritje me 7 herë.

Ajo zotëron familjarisht likujditete bankare prej 8.4 milionë lekësh, automjete me vlerë 3 milionë lekë, pasuri të paluajtshme prej 1 milion lekësh si dhe kursime në cash prej 100 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.4 milionë lekë, nga të cilat 62% kanë si burim pagën e Znj. Marku, 25% pagën e bashkëshortit, 9.4% burojnë nga dhuratat në cash dhe rreth 2% nga shitja e automjeteve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” përfitimin e parave në cash nga trashëgimia.

Në vitin 2010, subjekti Blerta Marku deklaron të ardhura cash në vlerën 10 mijë euro, të përfituara nga trashëgimia pas vdekjes së babait. Një vit më pas, kjo shumë do të shërbejë si burim për hapjen e një depozite bankare në emër të bashkëshortit me vlerë prej 20,000 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *