Skeda e pasurisë së deklaruar-Dritan Hallunaj-gjyqtar i Krimeve të Rënda
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Dritan Hallunaj-gjyqtar i Krimeve të Rënda

Gjyqtari Dritan Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të përballet me procesin e vetingut. Si ka ndryshuar pasuria e tij e deklaruar nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Dritan Hallunaj, gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda prej vitit 2003 është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi ka kandiduar për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo).

Gjyqtari Hallunaj është kandidati i fundit i Këshillit të Lartë Gjyqësor që përballet me procesin e vetingut. Nga lista prej 14 kandidatësh nga radhët e gjyqësorit, KPK ka konfirmuar 6 kandidatë, ka shkarkuar 5 dhe tre të tjerë janë ende në pritje të seancës dëgjimore apo të vendimit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Dritan Hallunaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar-Dritan Hallunaj-gjyqtar i Krimeve të Rënda
Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Dritan Hallunaj zotëronte një pasuri prej 500 mijë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Referuar deklaratës së vitit 2003, gjyqtari Hallunaj zotëronte vetëm një makinë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Hallunaj është rritur me 27 herë, duke kapur vlerën e 13.4 milionë lekëve. Pasuria familjare e gjyqtarit të Krimeve të Rënda përbëhet nga një apartament në vlerën e 6 milionë lekëve, likujditete në bankë në vlerën e 5.7 milionë lekëve, 750 mijë lekë kursime në cash dhe automjet me vlerë 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare të përfituara për periudhën deklaruese 2004-2017 janë 33.6 milionë lekë. Paga nga funksioni e gjyqtarit Hallunaj  përbën gati 60 për qind të të ardhurave totale, paga e bashkëshortes 14.3 për qind, ndërsa dhuratat në cash përbëjnë 21.4 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit.

BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me diferenca negative. BIRN identifikoi megjithatë si “flamur të kuq” vlerat e konsiderueshme të dhuratave në cash që gjyqtari Hallunaj dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar nga familjarët.

Deri në vitin 2006, bashkëshortja e zotit Hallunaj kontribuon në pasurinë familjare shumën 10 mijë euro për blerjen e një apartamenti dhe 3 milionë lekë me burim “të ardhurat e saj dhe prikë martese nga babai”.

Ndërsa në vitin 2012, edhe gjyqtari Hallunaj merr dhuratë nga babai 30 mijë euro, të cilat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të likujditeteve të tij në bankë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *