Prokurori Endrit Bimi i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare.Prokurori Endrit Bimi i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të hënën më 1 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj dhe Genta Tafa Bungo.
Endrit Bimi e ka filluar karrierën si jurist në administratën publike dhe organizata jo-fitimprurëse. Ai ndoqi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2004-2007 dhe u emërua më pas prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Prej vitit 2012, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Endrit Bimi nga viti 2006 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2006, prokurori Endrit Bimi zotëronte pasuri me vlerë 2.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 12.3 milionë lekëve.
Ai zotëron familjarisht likujditete bankare prej 11 milionë lekësh, automjet me vlerë 770 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 540 mijë lekësh.
Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 13.6 milionë lekë, nga të cilat gati 75% kanë si burim pagën e subjektit dhe 25% të ardhurat nga biznesi privat i bashkëshortes.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen të theksohet se një pjesë e konsiderueshme e pasurisë së deklaruar është në pronësinë e bashkëjetueses së subjektit të rivlerësimit.
Ajo deklaroi për herë të parë pasurinë në vitin 2014, kur zotëronte një automjet me vlerë 5,500 euro, likuiditete cash prej 1,350,000 lekësh si dhe likuditete bankare në vlerën 6,322,633 lekë, të krijuara nga të ardhurat e siguruara nga biznesi privat familjar, klinikë dentare.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al