Skeda e pasurisë së deklaruar –Matilda Llangozi –Gjykata e Beratit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Matilda Llangozi –Gjykata e Beratit

Gjyqtarja Matilda Llangozi e Gjykatës së Beratit do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018.Gjyqtarja Matilda Llangozi e Gjykatës së Beratit do të përballet të premten më 10 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.

Matilda Llangozi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012. Pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, Llangozi u emërua në janar 2014 në Gjykatën e Beratit, ku vazhdon ta kryejë funksionin edhe aktualisht.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Matilda Llangozi nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja e Gjykatës së Beratit, Matilda Llangozi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2011, gjyqtarja Matilda Llangozi deklaron pasuri familjare me vlerë 4.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 17.2 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2018, gjyqtarja Llangozi zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 11.5 milionë lekë, automjete me vlerë 2.2 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh. Gjatë viteve të deklarimit, bashkëshorti i subjektit deklaron gjithashtu investime në biznesin privat të farmacisë në vlerën e 2 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar janë 34.2 milionë lekë, nga të cilat rreth 20% kanë si burim pagën e subjektit, 76% të ardhurat e bashkëshortit nga paga si dhe nga aktiviteti privat i farmacisë si dhe 2.4% nga një dhuratë në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave të pasurisë nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore, BIRN identifikoi si ‘flamuj të kuq’ një kontratë shkëmbimi të pasurisë së paluajtshme si dhe një dhurim prej 6 mijë eurosh.

Më konkretisht në vitin 2014, gjyqtarja Llangozi deklaron si shtesë pasurie një apartament me vlerë 10,900,000 lekë, me burim financimi një kontratë shkëmbimi me apartamentin ekzistues me vlerë 3,900,000 lekë si dhe kredi bankare në vlerën 7,000,000 lekë.

Në vitin 2016, deklarohet një dhurim nga vëllai i bashkëshortit në vlerën e 6,000 eurove.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *